Lajme

Po flitej për rastin e 11-vjeçares, ndërpritet me “filikaqa” konferenca e KGjK-së

09/05/2022 10:59
nga:G B

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku ndër të tjera po diskutohej edhe rasti i 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 11 persona.

Derisa po thuhej nga KGjK-ja se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, përfaqësues të organizatave kanë ndërprerë konferencës me fishëllima të bilbilave.

Arsyetimi i ndërprerjes së konferencës ishte se edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.