Sporti

Po bën punë të madhe, Emery rinovon kontratën me Aston Villan deri në vitin 2027

04/23/2024 14:42
nga:Lorik J

Sipas mediave në Angli, Unai Emery ka vazhduar kontratën me Aston Villa deri në vitin 2027.

Emery, 52 vjeçar, ka qenë në Aston Villa që nga viti 2022, me skuadrën që aktualisht është e katërta në Premier League dhe në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Synimi i bordit të klubit anglez, sipas gazetarit David Ornstein, është ta kthejë ish-trajnerin e Sevillas në versionin e tyre të Alexander Ferguson.

Të gjithë po shohin të ardhmen e trajnerit, pasi pas punës së madhe që po bën Emery në Aston Villa, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera të mëdha.

/GazetaBlic Sport