Uncategorized

Po bën mirë me Vitessen, Chelsea planifikon kontratë të re për Brojan

05/10/2021 11:06
nga:Lorik J

Sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelsea i huazuar te Vitesse në Holandë është duke bërë një sezon fantastik.

Paraqitjet e mira të sulmuesit kanë detyruar Chelsean të planifikojë një kontratë të re për Brojan për ta mbajtur në “Stamford Bridge”.

19 vjeçari deri më tani ka shënuar 11 gola duke kryesuar listë e golashënuesve për skuadrën e tij.

Sipas korrespodentit të Chelsea në kuadër të “Goal.com”, Nizaar Kinsalla, Chelsea ka bërë të ditur dëshirën e tyre për të rinovuar me Armandon.