Lajme

Po bëhet gati kërkesa për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve që sulmuan Muhaxherin

10/26/2024 13:25
nga:Y I

Prokurorja e rastit të sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është duke e bërë gati kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të dy të dyshuarve, të cilët janë në mbajtje për 48 orë.

Këtë e bëri të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.

I njëjti ka shtuar se është herët që të dihen motivet e sulmit të sotëm që ndodhën ndaj Muhaxherit.

“Jemi në fazën e parë të hetimeve dhe është herët të spekulohet për motivet”, ka thënë Nikçi për Klan Kosova.