Showtime

Po bëhet baba për herë të parë, Shpat Kasapi merr dedikim plot dashuri nga bashkëshortja

08/30/2021 16:27
nga:Genita C

Shpat Kasapi së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e këngëtarit, Selvija është në pritje të ëmbël dhe lajmin e zbuloi vet Shpati përmes rrjeteve sociale në ditëlindjen e saj.

Pas lajmit të ëmbël çifti kanë nisur pushimet nga ku kanë ndarë pamje ku shihen tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.

“E lumtur qe egziston ne jeten time o krejt jeta ime”, ka shkruar Selvija krah pamjeve duke bërë dedikim të bukur për bashkëshortin e saj që së shpejti do ta bëjë baba për herë të parë.