Showtime

“Po bëhesh vetjak”, Gresa “përplaset” me Andin

02/02/2023 16:51
nga:G B

Gresa sot e ka kritikuar Andin se është duke qëndruar vetëm dhe jo me banorët e tjerë.

Kjo çështje i acaroi ata të dy dhe filluan të debatojnë ashpër me njëri-tjetrin për disa minuta.

“Ja ke nis shumë të bëhesh vetjak, gjatë tërë kohës, ti ke qenë i pari për situata, tash po ik gjithë, nuk po dua kështu”, ka thënë Gresa.

Ndërsa, Andi ia ktheu: “Kënaquni nuk jam i lidhur me askënd këtu, ku është problemi”.

Mos harroni, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.