Sporti

Mësohet orari për çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës

01/29/2022 12:28
nga:Mergim Rreci

Futbolli në Kosovë rikthehet në aksion në fundjavën e ardhshme me ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të së tetës së finales na presin ndeshje mjaftë interesante, ku spikat ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

‘Enigma’ ka mësuar orarin për ndeshjet e fundjavës. Gjilani dhe Dukagjini do të përballen ditën e shtune nga ora 13:00. Kurse, Kampionia e Kosovës, Prishtina do të luaj ndaj Drenicës ditën e diele.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë:

E shtunë, 05/02/2022

Gjilani – Dukagjini 13:00

2 Korriku – Ramiz Sadiku 13:00

Onix – KEK-u 13:00

Ulpiana – Arbëria 13:00

E diele, 06/02/2022

Prishtina – Drenica 13:00

Ballkani – Malisheva 13:00

Fushë Kosova – Drita 13:00

E hënë, 07/02/2022

Ferizaj – Llapi 13:00

Siç dihet, fitues aktual i Kupës është Llapi.

Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.