Zyra e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, dyshohet se është goditur nga një plumb qorr.
Në vendin e ngjarjes njësitë policore pas një pune operative hetimore kanë arritë të identifikojnë të dyshuarin i cili kishte shtënë me armë, raporton GazetaBlic.
Në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Remzi Ademaj, Prizren NN.20.01.2025–20.01.2025. Dyshohet se është dëmtuar xhami i dritares në një zyrë të inspektoriatit Komunal nga një predhë (plumb) qorr. Në vendin e ngjarjes njësitë policore pas një pune operative hetimore kanë arritë të identifikojnë të dyshuarin i cili kishte shtënë me armë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim.