Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” nuk janë lejuar sot të marrin pjesë në ndeshjen mes ekipit të tyre të zemrës dhe Dritës në Gjilan.
Plisat kanë njoftuar se Policia e Kosovës ia ndaloi paraqitjen, pa asnjë arsye, përcjell GazetaBlic Sport.
Ky tifogrup kërkon drejtësi dhe barazi.
Ja njoftimi:
“DERI KUR?
Sot grupit tonë i është ndaluar paraqitja në Gjilan për ndeshjen futbollistike Drita-PRISHTINA. Edhe pse morem rrugen per ne Gjilan, per ndeshjen jetike te klubit tone te zemres, Policia e Kosoves na ndaloi ne Llabjan pa asnje arsye dhe nuk lejoi udhetimin e grupimit tone.
Ku qendron drejtesia kur ne ndeshjen e pare lejohen mysafiret, kurse ne ndeshjen kthyese nuk lejohen? A nuk duhet qe ne ndeshjet e Kupes se Kosoves tu garantohen vendet per tifozet mysafire, ashtu qe te kete barazi ne perkrahje te klubeve?
Pse vetem Prishtines po i neperkemben te drejtat ne kete forme?
Cfare ju pengon Prishtina?
Futbolli luhet per ne!
Nese nuk i keni kushtet, faj nuk ju kemi ne”, shkruajnë Plisat.