Shqipëria dhe Izraeli do të përballen nesër në Ligën e Kombeve.
Ky takim zhvillohet në ora 20:45 dhe tashmë duket se do të ketë mobilizim të madh të tifozëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Përkrahje të madhe pritet të ketë edhe nga tifo-grupi “Plisat”, të cilët kanë planiifikuar të udhëtojnë në mënyrë masive në drejtim të Shqipërisë.
Raportohet se ka interesim të madh për këtë udhëtim, me tifozët që në vazhdimësi e kanë përkrahur kombëtaren ‘Kuq e zi’.



