Lajme

Plisat thirrje shqiptarëve: Me 17 shkurt të dalim në sheshin “Skënderbeu” për ushtarët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë

02/11/2026 10:10
nga:Lorik J

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë dalur në mbështetje të protestës për nderimin e luftës çlirimtare.

“Plisat” i kanë bërë thirrje gjithë shqiptarëve që me 17 shkurt në orën 14:00 të dalin në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i tyre në rrjetin social, Facebook:

“Më 17 shkurt, dalim në sheshin Skënderbeu për të kërkuar drejtësi.
Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata që luftuan për lirinë tonë sot po përballen me padrejtësi, ndërsa krimet ndaj popullit shqiptar mbeten të pandëshkuara.
Plisat i bashkohen zërit qytetar për drejtësi, për nderimin e luftës çlirimtare dhe për mbrojtjen e historisë sonë. Heshtja nuk është opsion kur po gjykohet lufta për liri.
Protesta do të zhvillohet në Shesin “Skënderbeu”, në Prishtinë me 17 Shkurt në ora 14:00
Drejtësia nuk negociohet.
Plisat Prishtinë”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic Sport