Sporti

‘Plisat’ reagojnë për rezultatet e dobëta të Sigal Prishtinës

11/11/2022 16:19
nga:Mergim Rreci

‘Plisat’ kanë reaguar në lidhje me rezultatet e KB Prishtinës në elitën e basketbollit kosovar.

Tifo-grupi nga Prishtina ka reaguar zëshëm, duke kërkuar përgjegjësi për rezultatet e dobëta të klubit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ata kritikuan menaxhmentin e klubit, duke paralajmëruar se një klub si Sigal Prishtina nuk mund të ketë rezultate të tilla.

Ja reagimi i tyre i plotë:

“REAGIM URGJENT NDAJ SITUATËS NË KLUBIN TONË KB PRISHTINA
Gjendja e klubit tonë të zemrës në basketboll nuk është duke ofruar një dritë në fund të tunelit. Krenaria e klubit nuk guxon të fillojë të humbet e të mos jap askush llogari për të. Ne gjithmonë kemi qenë ithtarë të asaj se na mjafton ta shohim angazhimin e të gjithëve për të mirën e klubit. Mu për këtë arsye kemi qenë vendimtarë në ndërrimin e kryesisë së klubit në Shkurt të vitit të kaluar. Atëherë kur gjithçka shkonte keq për klubin dhe besonim se rifreskimi i kryesisë është mundësia e vetme e këndelljes së tij.
Menaxhmenti i emëruar në vitin e kaluar erdhi me fjalë të medha, me premtime të mëdha. Por, as vitin e kaluar, e as këtë vit nuk po shihet se ka permirësim në gjendjen e klubit tonë. Dështimet në arena europiane, transferimet e vonshme, ndërrimi i kryetrajnerit, ambienti i ftohtë brenda lojtarëve janë gjitha këta faktorë per mosmenaxhimin e mirë të klubit. Andaj, Plisat shprehim pakënaqësinë tonë ndaj menaxhimit të klubit.
Klubi duhet të jetë në dorën e njerëzve të cilët e duan klubin pa kushte dhe janë të etur për suksese siç ishin para disa viteve.
Besojmë se kryevendin duhet ta marrë dikush që ka ide se si menaxhohet klubi më me nam dhe histori në basketbollin shqiptar.
Duke potencuar se edhe ne Plisat kemi anëtarë të bordit brenda klubit, duam të paralajmerojmë se jemi të detyruar të ofrojmë zgjidhje të reja rreth së ardhmes së klubit.
KB Prishtina i është mësuar trofeve, sukseseve, dhe mbi të gjitha perfaqësimeve dinjitoze.
Prishtina duhet të rikthehet aty ku e ka vendin si klubi më i suksesshëm shqiptar.”