Tifo grupi i Prishtinës, “Plisat” para pak çastesh kanë bërë një postim në rrjetin e tyre social, Facebook ku akuzojnë trajnerin e juniorëve, Leotrim Krasniqin se ai po kërcënon babaun e një lojtari të klubit kryeqytetas.
Plisat thonë se Krasniqi ka hyrë në një postë dhe ka dërguar një ‘sms’ me përmbajtje kërcënuese ndajnjë lojtari kërcënues, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni postimin e bërë nga Plisat në lidhje me trajnerin e juniorëve yë FC Prishtinës:
“Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi – trajner i juniorave të klubit futbollistik PRISHTINA.
Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babaut të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë – Leotrim Krasniqit.
Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë!
Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër”, shkruajnë “Plisat”.
/GazetaBlic Sport



