Sporti

Plisat – politikanëve: Mos bëni fushatë në emër tonin, vini në stadium vetëm kur keni nevojë!

08/18/2021 13:42
nga:Lorik J

Tashmë vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve lokale.

Dje skuadra e Prishtinës në futboll luajti ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në këtë stadium kishte edhe kandidatë që synojnë të marrin drejtimin e kryeqytetit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe “Plisat”, tifozët e Prishtinës të cilën bëjnë thirrje që politikanët të mos dalin me rekuizita të tyre.

Ja reagimi i Plisave:

REAGIM
Nuk është hera e parë që politikanët dalin publikisht me llogo ose me rekuizita zyrtare të Plisave, mirëpo duhet dhe do të jetë hera e fundit që ndokush nga ta do të mundohet të përfitojë përmes grupit PLISAT. Nuk ka rëndësi a je i Prishtinës dhe je duke kandiduar për kryetar të kryeqytetit, emrin e grupit PLISAT nuk guxoni ta përdorni për fushatat e juaja. Kjo vlen për të gjithë ata që po mundohen në emrin tonë të përfitojnë vota, kinse e duam Prishtinën, i duam Plisat, stadiumi i Prishtinës e dini të gjithë se ku gjindet, asnjëherë nuk ka ndërruar lokacion, pse nuk jeni prezent nëpër stadiume edhe ditëve të rëndomta, por jeni gjithmonë prezent kur juve ju nevojitet, pra gjatë fushatave?! Ne, grupi PLISAT, i dënojmë fuqishëm këto lojëra të pista që po ndodhin kohëve të fundit dhe shpresojmë që do t’a merrni parasysh këtë reagim dhe asnjëri nga ju pa marrë parasysh cilës parti i takoni – MOS BËNI FUSHATË NË EMËR TË PLISAVE ose me llogo të PLISAVE.