Sporti

Plisat mesazh FC Prishtinës para duelit me Larnen: Duam kualifikim

07/31/2025 11:04
nga:Lorik J

Plisat i kanë dërguar mesazh FC Prishtinës se sonte duan veç fitore ndaj Larnes në “Fadil Vokrri”.

FC Prishtina sonte ballafaqohet me Larnen në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja e sotme luhet në kryeqytet me fillim nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i “Plisave”:

“DUAM KUALIFIKIM

Klubi jone i zemres sot luan ndeshjen e kthimit ndaj Larne. Ndeshja fillon nga ora 20:00, kurse Fan Clubi hapet nga ora 13:00. Ku mblidhemi nga aty dhe vazhdpjme ne tribunë. Duam fitore, duam kualifikim.

HAJDE PRISHTINË”, shkruhet në postimin e tyre.

/GazetaBlic Sport