Tifozët e Prishtinës, “Plisat” kanë organizuar një pritje për lojtarët e klubit të tyre të zemrës pas fitores së sotme ndaj Llapit.
Renditja tabelare pas kësaj xhiro ka ndryshuar dhe tashmë është një lider i ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Bëhet fjalë për ekipin e Prishtinës, që pas fitores së sotme ndaj Llapit me rezultatin 1-3, kanë kaluar në vendin e parë në tabelë.
“Plisat” kanë pritur lojtarët e klubit të tyre të zemrës tek stadiumi “Fadil Vokrri”, për t’i përgëzuar ata dhe njëkohësisht për t’i motivuar për 4 finalet e ardhshme.
Më poshtë keni pamje:


