Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre dhe ka konfirmuar fitimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha theksoi se ky rezultat nuk është ai që do të dëshironte, por nënvizoi se PLE-ja ka ndjekur një rrugë të ndershme drejt fitores, pa mashtrime, pa joshje dhe pa ndikime të jashtme, duke respektuar dinjitetin e qytetarëve.
“Po presim rezultatet finale. Të gjithëve pa dallim u jemi mirënjohës gjithë jetën për mbështetjen dhe këtë fitore me rëndësi për PLE-në,” shkroi Berisha.


