Lajme

Platforma “Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

02/12/2026 20:24
nga:G B

Platforma qytetare Liria ka Emër përshëndet miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të rezolutës në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Ky është një mesazh i rëndësishëm solidariteti dhe kujtese për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria jonë. Në momente të tilla, uniteti dhe zëri i përbashkët janë thelbësorë.

“Liria ka Emër” do të vazhdojë angazhimin qytetar me qetësi dhe dinjitet, në mbrojtje të së vërtetës dhe vlerave të luftës çlirimtare.