Rritja e çmimit të Bitcoin ka bërë që të rritet dukshëm numri i të interesuarve për të investuar në këtë kryptovalutë. Në shtetin e Kosovës ende nuk ka zbatim të ligjit për kriptovalutat. Në lidhje me informimin e qytetarëve të Kosovës, dhe sigurinë e valutave dixhitale për GazetaBlic, ka folur ligjëruesi Shkëlqim Miftari.
“Mendoj se njerëzit kanë informata për këto platforma, mirëpo mendoj se mungon shumë komunikimi, edukimi i përdorimit të këtyre platformave, sepse në rast të mos edukimit të mundshëm jemi dëshmitarë edhe të rasteve të fundit që kanë ndodhur kohëve të fundit”, tha ai.
Miftari ka përmendur një platformë digjitale të kriptovalutave në vendin tonë, e cila sipas tij ka qenë e organizuar me skeme piramidale.
“Rasti i fundit që mundem me përmend, është një platformë DCPTG, e cila kohëve të fundit prej investitorëve të ndryshëm ka bllokuar mundësinë e tërheqjes së mjeteve ose të njësive brenda kësaj plaforme, mirëpo nuk e ka bllokuar mundësinë e cila do të thotë se kanë mundur të investojnë në këtë platformë, mirëpo pastaj nuk ke mundur të tërheqin mjetet ose të realizojnë tërheqje tjera në këtë platformë. Kjo platformë në parim kishte marketing goxha të madh, d.m.th se kishte degë (filialë), virtuale thuajse në çdo vend ekonomik të zhvilluar, dhe kjo platformë mundemi me thënë se ka qenë e organizuar sipas skemave piramidale me të cilat këto skena njihen si skena mashtruese”, theksoi ai.
Sa janë kriptovalutat të përdorura në shtetin e Kosovës?
“Kripto valutat janë të përhapura në tregun tonë sikurse në tregjet e ndryshme. Një veçori që i karakterizon këto platforma është, sepse mjafton të kemi qasje në internet dhe pastaj pa problem mundemi të realizojmë përdorimin. Këto platforma janë një numër goxha i madh në tregun e vendit ton dhe tregun ndërkombëtar”, potencoi ai.
Sipas Miftarit platforma e kripto valutave, Bitcoin është platforma më e besueshme për investime në këtë sektor.
“Bitcoin konsiderohet si njëra ndër platformat më të sigurta të kripto valutave dhe më pak dështime në krahasim me kripto valutat tjera. Jemi dëshmitar që kohëve të fundit kemi shumë raste të ndryshme të kripto valutave të cilat po efektojnë njerëzit në të cilën po dështojnë në raport me investimet. Në raste të ndryshme këto platforma dinë me qenë edhe të dëmshme, sepse momentin kur këto platforma janë të organizuara në atë formë ku përfitimi konsiderohet të jetë i madh dhe me rrezikshmëri të ulët atëherë ajo është njëra prej dobësive kryesore në raport me përdorimin e kripto valutave. Metoda e përdorimit të këtyre platformave të kripto valutave nuk ka diqka specifike, mirëpo individët e ndryshëm tek ne i përdorin Exchange ose kompani virtuale të cilat e mundësojnë realizimin e këtyre kripto valutave, sikurse që është kompania më prestigjoze Binance“, tha tutje ai për GazetaBlic.
Sa i përket besueshmërisë së platformave të kripto valutave, Miftari apelon tek personat e interesuar për investime në këtë sektor të jenë të informuar.
“Në raport me besueshmërinë ndaj këtyre plaformave konsiderojë që Bitcoin dhe disa platforma tjera të kripto valutave janë dëshmuar se janë stabile dhe në momentin kur dëshirojmë të investojmë diqka, unë ju bëjë thirrje të gjithë individëve që të hezitojnë ose të informohen sa më shumë në raport me investimin apo përdorimin e këtyre platformave “, u shpreh ai.
Tutje edhe përkundër përkrahjes që gjenë kriptovalutat në aspekt ligjore, Miftari tha se nuk kanë shumë përkrahje ligjore.
“Në vendin tonë konsiderojë që kriptovalutat gjejnë dhe kanë përdorim në aspekt ligjore, por sa kam informacione deri më tani nuk ka që gjejnë shumë zbatushmëri ose përkrahje ligjore, mirëpo përkundër kësaj vazhdon përdorimi i këtyre platformave. Në vendin tonë ende nuk ka filluar zbatimi i ligjit të tyre sepse mund të jetë si pasojë e mos njohurive të duhura, mirëpo në vendet e ndryshme të ndryshme të botës këto monedha virtuale kanë filluar zbatimin ligjor ose rregullore të ndryshme të cilat edhe ndikojnë në fuqizimin e këtyre kripto valutave. Sido që të jetë mendoj se edhe institucionet shtetërore duhet të bëjnë një sensibilizim ose edukim në mekanizmat tjera edukativo-arsimore, për të informuar publikun në lidhje me rrezikshmërinë dhe mundësitë që ofrojnë kripto valutat sepse këto platforma nuk sjellin vetëm rrezikshmëri mirëpo ato sjellin edhe fleksibilitet”, përfundoi ai./GazetaBlic/