Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka komentuar deklarimin e kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Berisha ka thënë se deklarata e Limajt është keqinterpretuar nga opinioni.
“Është keqkuptu dhe keqinterpretu me qëllim nga opinioni dhe opinionbërësit. Fatmir Limaj i ka pasë qeto qëndrime edhe në studio te ti edhe në studio të tjera”, ka thënë Berisha.
I pyetur se a është hapur dera për koalicione, Limaj ka theksuar se ato janë veç spekulime dhe se kjo parti në vazhdimësi ka kërkuar Qeveri të opozitës.
“Nuk besoj. Jo, jo ato spekulime ju shnoshi, flini rehat. Ato vazhdojnë me qenë spekulime. Edhe gjatë fushatës kemi kërku besimin e qytetarëve për me ba një qeveri ndryshe që nënkupton një qeveri të opozitës.”, ka thënë ai.


