Showtime

“Plas” debati mes dy banorëve të BBV Kosova: “Nuk e toleroj askënd të më ofendojë”

12/22/2022 22:04
nga:G B

Big Brother VIP Kosova vijon të jetë një ndër spektaklet më të komentuar të momentit. Së fundmi, një debat ka pasur mes Xhuli Nurës dhe Andi Artanit.

E gjitha nisi si një keqkuptim nga ana e Julianës.

“Nuk e toleroj askënd të më ofendojë me një shaka që unë nuk e kuptoj që është e drejta ime, të thashë edhe tani në fytyrë. Nëse nesër ndodh nëse t’i më thua një shaka diçka ofendim për intelegjencën time nuk ta pranoj. Unë jam shumë intelegjente por atë punë nuk e kuptoj, sarkazmën tënde”, theksoi si fillim modelja.

“Nëse dikush më thotë mua diçka dhe nuk e kuptoj a i bie që po ma ofendon intelegjencën. A e di si është kjo. Sarkazmë bëjmë të gjithë”, iu kthye më pas Andi.

“Shakatë që janë me prapavijë me kunja nuk i kuptoj dhe nuk dua t’i kuptoj. Flet për diçka, thoni Xhuli e ka bërë të gjithë qeshni. Kjo e prek dikë. Nuk është gjë e mirë, nuk është njerëzore”, vijoi Xhuli.

“Unë nuk kam asgjë. Që mund të them se po kapem me Xhulin. Nuk kam asgjë personalisht kundër teje. Nuk po them që kam diçka me ty”, tha në fund ish-konkurrenti i “Për’Puthen”.