Kandidati i VV-së për komunën e Obiliqit, Halil Thaçi, ka shpalosur për dokumentarin Expose planin e tij për uljen e ndotjes në qytetin e Obiliqit.
Thaçi tha se do të ndërtojnë brezin e gjelbërt rreth Korporatës elektroenergjitike dhe do të marrin edhe disa masa të tjera.
“Komuna e Obiliqit në vazhdimësi e konkretisht nga viti 2019 kur buxhetit të komunës së Obiliqit i shtohen rreth 5 milion euro ka investuar në disa drunj dhe unë konsideroj se është njëra prej dështimeve më të mëdhaja të qeverisjes aktuale. Ne do të bëjmë të pamundurën që përveç mbjelljes së drunjve do të bëjmë mirmbajten e tyre dhe do të bëjmë të pamundurën që komuna të mos ketë ndotje siç ka aktualisht. Kjo nuk bëhet vetëm nga qeverisja lokale, kuptohet që tashmë filtrat janë duke u montuar në Koosvën B që është një ndotës jashtëzakonisht i madh. Me një mirkuptim të mirë me KEK-un ne do të arrijmë që të bëjmë brezin e gjelbërt rreth e rreth Korporatës elektroenergjitike. Ne do të punojmë në vazhdimësi që perreth KEK të bëjmë mburoja të ndryshme për ndalim e zhurmës dhe pluhurit atje” tha Thaçi për Expose.


