Rusia po përgatit një ofensivë madhore në Ukrainë”, “Nëse Rusia pushton Ukrainën, SHBA nis trupat në Europën Lindore”, “Mos guxoni të kaloni vijat e kuqe”, “Mos prekni Ukrainën”: paralajmërimet tashmë janë shndërruar në luftë fjalësh, e bota mban frymën teksa e pret me ankth të shohë nëse përplasja verbale SHBA-Rusi do të kthehet në një konflikt ushtarak, duke tërhequr dhe globin me vete.
Dy vendet po i testojnë njëra-tjetrës durimin dhe fokusin strategjik, e frika e shpërthimit të një Lufte të Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë më afër se sot.