Lajme

Një i moshuar ngacmon seksualisht një grua gjatë kohës sa pret tek banka për ta marrë pensionin

10/19/2022 20:01
nga:Y I

Një ngjarje skandaloze që nuk dihet se kur ka ndodhur, tani është bërë hit, të paktën nëpër rrjetin social Tiktok po qarkullon një video, e cila në pak momente është bërë virale.

Bëhet fjalë për një të moshuar, i cili ka ngacmuar një vajzë derisa po priste tek banka, për ta marrë pensionin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ku në video shihet se si i moshuari e prek me dorë vajzën, në pjesë intime, e cila po ashtu ishte në rend për të kryer shërbimet në bankë.

Raste të tilla ndodhin shpesh edhe nëpër autobusë publikë, sidomos kur numri i pasagjerëve është i madh.