Lajme

Plakolli premton përfundimin e rrugës Smrekonicë-Mitrovicë gjatë mandatit të tij si deputet

12/26/2024 23:00
nga:G C

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gëzim Plakolli, ka zhvilluar një takim me banorët e nëndegës Qendra 11, së bashku me dy anëtarët e tjerë të partisë, Anitën dhe Bardhën, raporton GazetaBlic.

Gjatë këtij takimi, Plakolli ka premtuar përkushtim maksimal për të përfunduar një projekt të rëndësishëm për Mitrovicën, atë të ndërtimit të rrugës Smrekonicë-Mitrovicë, një projekt që, sipas tij, do të përfundojë gjatë mandatit të tij si deputet.

Plakolli ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e akuzuar për mashtrim të qytetarëve të Mitrovicës, duke theksuar se deri tani nuk janë realizuar premtimet për këtë projekt, dhe ka deklaruar se, nëse ai zgjidhet deputet, nuk do të lejojë që kjo të vazhdojë.