Gëzim Plakolli, kandidati i LDK-së për deputet me numrin 43, thotë se qyteti i Mitrovicës ka nevojë për politika zhivllimore ekonomike, raporton GazetaBlic.
Plakolli në një intervistë për GazetaBlic, tregon projektet të cilat do ti përkrahë nëse do ta siguroj një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Mitrovica nuk ka nevojë shumë për politikë sa ka nevojë për politika zhvillimore ekonomike. Unë do të përkujdesem për tri katër çështje që ja kam vu vetit si qëllim që do ti shtyej me gjet fuqinë time njerzore, etike dhe me integritetin tim personal. Së pari rrugën Prishtinë- Mitrovicë, e cila deri tash ka përfundu vetëm deri në Vushtrri ne brenda 2 vitev edhe atë hapësiren Smrekonicë- Mitrovicë do të përfundojmë. Mitrovica do të lidhet me autostradë që nga hyrja në Mitrovicë e deri në Prishtinë. Projektin e dytë do ta shtyej më shumë kënaqësi është ai i gazifikimit, se LDK e ka projekt ta ndërtoj centralin me gaz në Ferizaj, dhe pastaj do të bëhet një lidhje e asaj traseje përmes Kacanikut, Ferizajit, Obiliq dhe do të vijë në Vushtrri dhe Mitrovicë në mënyrë që ti japim zgjidhje edhe problemit të Trepces. Projekti i tretë do ti përgatis kushtet për prodhimin e energjisë efiqente. Do të punoj fuqishëm me donator ndërkombëtarë dhe vendor, se kjo punë nuk bëhet vet. Na duhet edhe përkrahje ndërkombëtare”, tha ai.
Gjithashtu Plakolli thekson se do të përkujdeset që Mitrovicën ta bëjë të jetueshme për çdo qytetarë të saj i cili jeton dhe vepron aty.
“Unë si Gëzimi i Mitrovicës, do të përkujdesm që Mitrovicën ta bëjë të jetueshme për çdo qytetar të Mitrovicës i cili jeton dhe vepron në Mitrovicë”, përfundoi ai.


