Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për deputet me numrin 43, ka falënderuar banorët e Kçiqit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe në tubimin e sotëm të LDK-së, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur mirënjohjen për organizimin e madhështor nga miku i tij, ish-kryetari i degës dhe përfaqësuesi i fshatit, z. Safet Kamberi.
Plakolli ka theksuar se energjia dhe përkushtimi i banorëve janë dëshmi e qartë se së bashku mund të sjellim ndryshimin që e meritojmë.
Ai ka falënderuar për besimin dhe ka shprehur angazhimin e tij për punën dhe përkushtimin për të mirën e Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, duke theksuar se Kçiqi është gati për ndryshimin e madh të 9 shkurtit.


