Lajme

Plakolli: Gjuha e Kurtit ndaj LDK-së, ka krijuar një hendek të madh për bashkëqeverisje në të ardhmen

02/07/2025 13:33
nga:Sh R

Gëzim Plakolli, kandidati i LDK-së për deputet me numrin 43, thotë se gjuha e kryeminsitrit Kurti e cila fyen dhe përçan në të gjitha anët LDK, ka krijuar një hendek të madh për ndonjë bashkëqeverisje në të ardhmen.

Plakolli në një intervistë për GazetaBlic, thotë se çlirmi në veri ka ndodhur në vitin 1999, dhe atë na e kanë sjellë ushtarët e UÇK-së e jo Kurti siç po pretendon ai.

“Definitivisht gjuha e fundit e përdorur nga kryeminstri i cili fyen, lincon, përcan në të gjitha anët LDK dhe punëtorët e LDK, ka krijuar një hendek të madh për ndonjë bashkëqeverisje në të ardhmen. Prap se prap LDK do ti prijë qeverisë së Kosovës me atë parti e cila përqafon programin tonë politik Rruga e re. Çlirimin na e ka sjell UÇK ushtarët tonë të republikës së Kosovës, së bashku me forcat ndërkombëtare të NATO-s, Kosova u çliru ka ndodh në vitin 1999. Krejt çka ka ndodh, ka ndodh një popullizëm i ligsht sepse asgjë me çlirim nuk ka të bëjë, e vërtet që bandat kriminale janë luftuar”, tha ai.

Tutje ai thotë se vendimi i parë qeveritar do të jetë rritja e pagës minimale për 200 euro, dhe shton se nuk do të ketë pensione nën 150 euro.

“Unë si qytetar i Mitrovicës, të vetëm mënyrë për me integru Mitrovicën e shoh përmes zhvillimit ekonomik, përmes një arsimi të zhvilluar. LDK e ka programin më të mirë sa i përket arsimit, ju e shihni në Prishtinë, çfarë ka bërë. Vendimi i parë qeveritar do të jetë së pagu rroga minimale do të rritet për 200 euro, do të kemi rritje të pensioneve për 36.2% nuk do të ketë pensione nën 150 euro si dhe barna falas do të kemi për pensionistet tanë”, u shpreh ai.

Sa i përket Kodit Civil, Plakolli thotë se për të egzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe fëmër, prandaj shprehet i bindur se nuk do ta votoj këtë ligj.

“Së pari si kosovar që jam, si shqiptar që jam, si musliman për nga besimi fetar, si një rugovist për mua egzistojn vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, prandaj e them me bindje se unë si qytetar si përfaqsues i qytetit të Mitrovicës nuk do ta votoj këtë ligj”, përfundoi Plakolli.