Lajme

Plakolli: Do të punojmë drejt krijimit të mundësive edhe më të mëdha për prodhuesit vendor

01/20/2025 13:07
nga:G B

Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për deputet, ka vizituar kompaninë ViPrint, derisa ka parë potencialin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të kësaj kompanie, raporton Gazeta Blic.

“E siguruam Arbnorin dhe Metin se do të jemi avokatët e tyre më të fortë dhe zëri i aspiratave të tyre. Së bashku, do të punojmë drejt krijimit të mundësive edhe më të mëdha për prodhuesit vendor”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Një falenderim i përzemërt për kompaninë ViPrint, që ndan kohë për Anitën dhe mua, për një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqert. Ishte vërtet kënaqësi të dëgjonim dhe shihnim potencialin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të kompanisë suaj!

E siguruam Arbnorin dhe Metin se do të jemi avokatët e tyre më të fortë dhe zëri i aspiratave të tyre.

Së bashku, do të punojmë drejt krijimit të mundësive edhe më të mëdha për prodhuesit vendor.

#BëhuNdryshimi #Lumir2025