Lajme

Plagosje me thikë në Durrës, policia në vendngjarje

04/30/2023 08:32
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Durrësit, ku ka pasur plagosje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12, por ende nuk dihet shumë mbi rrethanat e saj.

Siç duket nga pamjet në video, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e çështjes.