Lajme

Policët qëllojnë njëri-tjetrin në Tiranë (Video)

05/23/2022 21:39
nga:G B

Një ngjarje të rëndë ka raportuar gazetari Artan Hoxha, të ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Dy efektivë në Komisariatin 3 janë përplasur me armë dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur rëndë.

“Në komisartian 3 sa ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një oficer policie sapo ka qëlluar kolegun e vet. Më nisën një video ku po transportohet polici në spital. Ata janë oficerë të patrullës, dy policët kanë qëlluar njëri-tjetrin në komisariat. Është një ngjarje e rëndë, shpresojmë mos ketë pasoja me humbje jete”, tha Hoxha në “Log.”.

Burime për ABC bëjnë me dije se në spital është dërguar në gjendje të rëndë C. S., është futur në sallë,. Ndërsa autori L. Z ndodhet në komisariat. Sipas gazetarit efektivi i plagosur është në gjendje të rëndë për jetën.