Lajme

Plagosja në Vlorë, policia: Dhëndri goditi me thikë vjehrrin dhe kunatin

12/04/2022 22:22
nga:G B

Policia e Vlorës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbetën të plagosur me thikë babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  21:30, në lagjen “1 Maji”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, përkatësisht Xhevdet dhe Albion Braushi, 60 dje 30 vjeç.


Babë e bir ndodhen  në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Abc mëson se Albion Braushi është në gjendje kritike për jetën dhe ka marrë mbi 8 goditje me thikë në trup. Kanë qenë kalimtarët ata që i kanë gjetur të plagosur në trotuar dhe i kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.