Lajme

Plagosja në Prishtinë: Punëtori i sigurimit në gjendje stabile, dërgohet në mjekimin intensiv

03/17/2025 13:57
nga:G B

Punëtori i sigurimit që u plagos në tentim-grabitjen në hapësirat e jashtme të qendres tregtare Albi Mall, ka dal nga salla e operacionit, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Gjendja e tij është stabile.

Kështu ka deklaruar për Klan Kosova, Agron Çitaku, mjek kujdestar në Qendren Emergjente në QKUK.

“Është dërguar tutje për trajtim në mjekimin intensiv. Gjendja stabile”, deklaroi Çitaku.