Lajme

Plagosja në Mramor: IPK konfirmon se është i përfshirë edhe një zyrtar policor

05/01/2022 19:30
nga:Q R

Inspektorati i Policor i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka konfirmuar se në rastin ku janë plagosur dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës, është i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Veçse në komunikatë nuk ceket nëse ai është i dyshuar apo edhe nëse është arrestuar.

IPK bën të ditur se është duke e hetuar rastin.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i perfshirë edhe një zyrtar policor. Hetuesit e IPK-së, konform madatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do te ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e ketyre hetimeve”.

Plagosja në Mramor të Prishtinës, një polic arrestohet si i dyshuar