Një zyrtar policor është plagosur me armë zjarri në një poligon privat në Novobërdë, të dielën më 26.01.2025.
Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.
I përfshirë në rast dyshohet të jetë edhe një qytetar i mitur.
Ndërkaq, në Raportin policor, më 27.01.2025, mësohet se të dyshuarit i është bllokuar arma në poligon të gjuajtjes dhe se nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur arma e ka qëlluar zyrtarin policor.
Polica ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Me vendim të Prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje, i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.” – njofton Policia, sot më 27.01.2025.
Si prova materiale janë sekuestruar tri armë zjarri dhe rasti është nën hetime – thekson Policia e Kosovës.