Lajme

Plagosja e tre personave në Prishtinë, Policia jep detajet e para

08/28/2021 00:14
nga:Gazeta Blic

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë.

Agron Borovci, Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës tha se Policia deri më tani ka arritur të identifikoj një person të dyshuar.

“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.”

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit.”

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë Borovci për indeksonline.

LAJMI I FUNDIT: Tre të plagosur në Prishtinë pas një përleshjeje (VIDEO)