Lajme

Plagosja e tre personave në Pejë – Policia arreston një person, i dyshuari kryesor në arrati

05/23/2024 09:54
nga:G C

Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor në ikje pas plagosjes së trefishtë në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Qavolli tha se i dyshuari kryesor Agron Gashi është ende në arrati dhe se po punohet në kapjen e tij.

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”- tha Qavolli.

Gashin Policia po e kërkon edhe përmes publikimit të fotografisë.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Pejës, ku dyshohet se Agron Gashi i ka sulmuar me armë zjarri tre të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur.