Është arrestuar një inspektor që punonte në poligonin ku është plagosur zyrtari policor, në fshatin Pasjak të Novobërdës.
Këtë për Klankosova, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili u shpreh se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
“Policia e Kosovës , njësia e Hetimeve Rajonale pas hetimeve në vazhdim lidhur me rastin Plagosje, me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor i cili punon në këtë poligon. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan”, thuhet tutje në konfirmim.