Lajme

Plagosja e mbrëmshme në Klinë, arrestohen dy të dyshuar

02/24/2025 09:14
nga:Genita C

Dy të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Klinë janë arrestuar.

Këtë për e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tashmë janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me rastin”, tha ai.

Gashi shtoi se viktimat janë ende duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Plagosja në Klinë, një në gjendje të rëndë: Çka dihet deri më tash?