Lajme

Plagosja e gruas nga burri në Fushë Kosovë, arrestohet edhe një person

08/07/2024 10:08
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dytë lidhur me plagosjen e gruas nga burri në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka marrë armën e cila është përdorur për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftoi se ka sekuestruar pistoletën me tre fishekë dhe tri gëzoja në vendin e ngjarjes

Në njoftim të PK-së thuhet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Fushë Kosovë / 06.08.2024 – 07:33. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.