Lajme

Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, ish-pjesëtari i FSK-së deklarohet i pafajshëm në gjykatë

03/16/2023 13:45
nga:Genita C

Ish-pjesëtari i FSK-së Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Plagosja e dy të rinjve serbë që ishin duke bartur pemë të Krishtlindjes në Shtërpcë ndodhi në janar.

Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrëfarë nevoje.