Lajme

Plagosja e dy personave në Shtërpcë, banorët bllokojnë rrugët

01/06/2023 17:40
nga:G B

Të premten pasdite janë plagosur dy persona në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

Bëhet fjalë për një 11-vjeçar dhe një 31-vjeçar që janë plagosur nga arma e zjarrit nga një automjet që ishte një lëvizje.

Pas këtij rasti, banorët serbë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste.