22-vjeçari Erisjaldo Gjuta është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme.
Gjuta është i dashuri i 18-vjeçares e cila u plagos ditën e djeshme me armë zjarri, teksa ndodhej në dhomën e një hoteli në Tiranë, në pronësi të familjes së Gjutës.
Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.


