Lajme

Plagoset peshkatari në Mitrovicë

06/13/2021 20:41
nga:Gazeta Blic

Një person ka mbetur i plagosur nga arma zjarrit tek vendi i njohur si “Dudi i Kërrshit”, në Mitrovicë derisa ishte duke peshkuar.

Rrethanat akoma nuk janë bërë të ditura ndërsa ato nuk i treguan as policia që konfirmuan se po hetojnë rastin.

As gjendja e të plagosurit akoma nuk dihet meqë ai u dërgua për trajtim në spitalin e veriut, ndërsa zyrtarët e këtij spitali nuk dhanë më shumë detaje.

Rastin po e heton policia dhe prokurori i shtetit që do të ndërmarrë edhe hapat e mëtutjeshëm.