Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

04/26/2021 19:01
nga:Gazeta Blic

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave që janë që ndodhën pak më parë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Personi i dyshuar është arrestuar, teksa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

“I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, u shpreh Ahmeti./Gazeta Blic

LEXO EDHE:

Mimoza Kusari kërkon të heshtet për vdekjen e Agon Musliut në karantinë shtetërore, VV e duartroket