Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Prishtinës.
Viktima është plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.
Për gjendjen e viktimës detaje për Tëvë1 ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.
“Është duke u trajtuar nga specialistët në intensivë, nuk mund te japim për momentin asnjë informacion tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, aktualisht njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.
Redaksia ka dërguar pyetje edhe në Policinë rajonale të Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë kthyer akoma përgjigje