Lajme

Plagoset një burrë me armë gjuetie në Vushtrri, dërgohet në QKUK

09/09/2024 08:51
nga:Genita C

Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagosi një person.

Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar/plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq policia e ka cilësuar rastin edhe si gjueti të kundërligjshme.