Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

12/14/2025 21:13
nga:G B

Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Fadil Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet”, tha Gashi./Gazeta Blic/