Lajme

Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçare, dërgohet në QKUK

11/27/2025 23:59
nga:Genita C

Është plagosur me armë zjarri një vajzë e moshës 16-vjeçare, e cila më pas është dërguar në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili tha se së pari vajza është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

“Po është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm. Plaga është nga armë zjarri”, u shpreh ai.

Klankosova.tv mëson se rasti ka ndodhur në Vushtrri.