Dy persona janë plagosur me thikë në Pejë të enjten.
Incidenti ka ardhur pas një përleshje në lagjen “Fidanishte”, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit po trajtohen në spital përderisa njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda trupore.